Vijon ‘lulëzimi’ i prostitucionit në Tiranë/ Arrestohen 2 gra vietnameze, ja si i ‘peshkonin’ klientët!

2 Mars 2026, 12:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Ilegal chat”, duke zbuluar një apartament të marrë me qira që dyshohet se përdorej për ushtrimin e prostitucionit.

Në pranga kanë rënë dy shtetase vietnameze, të cilat komunikonin me klientë të ndryshëm përmes rrjeteve sociale.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetaset Th. A., 51 vjeçe, dhe Th. P., 33 vjeçe. Sipas hetimeve paraprake, ato ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Naim Frashëri”, ndërsa kontaktet dhe marrëveshjet për kryerjen e kësaj veprimtarie dyshohet se realizoheshin përmes rrjeteve sociale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


Video