Kushtetuesja e ktheu në krye të Bashkisë, gazetarja tregon se si Veliaj mund të fitojë lirinë

3 Nëntor 2025, 22:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Veliaj

Gjykata Kushtetuese vendosi që Erion Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë së Tiranë dhe zgjedhje të reja nuk do të këtë në kryeqytet.

Vendimi i dha rrugëdalje konfliktit ndërmjet kryebashkiakut të Tiranës, Këshillit të Ministrave që e shkarkuan nga detyra dhe Presidentit të Republikës që shpalli dekret për zgjedhje të parakohshme në kryeqytet.

E ftuar në Top Story gazetarja e Top Channel Anila Hoxha u shpreh se tashmë me rëndësi është të shihet sesi do të vijojnë proceset e tjera ligjore që Veliaj ka, me akuzat që i janë ngritur nga SPAK.

“Në seancë paraprake Veliaj do të jetë i akuzuar si kryebashkiak, dhe jo ish-kryebashkiak. Do të shikojmë sesi tani si kryebashkiak, si do ta qeverisë bashkinë nga burgu i Durrësit, ndërsa disa herë ka kërkuar të jetë në detyrë, por i është refuzuar.

Veliaj nuk ka shkuar ende në Kushtetuese për masën arrest në burg. I ka testuar tre shkallët e gjyqësorit, dhe pasi të shterojë dhe Kushtetuesen, duket se do të ketë si synim Strasburgun. Duke parë ecurinë dhe rëndësinë e çështjes, secili nga të akuzuarit në dosjen e Veliajt, secili prej tyre do të thotë fjalën e tyre dhe do kundërshtojnë. Ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre.

Kjo do të kërkojë kohë…. Nëse do krahasoja procesin e Ilir Beqajt, ishte gati një vit. Dy çështje që nuk është kuptuar strategjia sesi do luajnë në seancë paraprakë, është çështja e Metës dhe të tjerë, dhe Veliajt dhe të tjerë”, u shpreh Anila Hoxha.

 

 


Video