Nga Endrit Shabani te Adriana Kalaja, zbardhen emrat e kandidatëve për Avokatin e Popullit

3 Nëntor 2025, 17:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Godina e Avokatit te Popullit

Janë bërë publike emrat e 23 kandidatëve që garojnë për postin e Avokatit të Popullit, një nga institucionet më të rëndësishme të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.

Në listë përfshihen figura të njohura të jetës publike dhe politike, mes tyre ish-kandidatë për deputetë, aktivistë të shoqërisë civile dhe avokatë me përvojë të gjatë në fushën e drejtësisë.

Ndër emrat më të spikatur janë Adriana Kalaja, Endrit Shabani, kryetar i “Nisma Thurje”, si dhe avokati Saimir Vishaj.

Ditën e sotme ishte afati i fundit për të aplikuar për postin e Avokatit të Popullit, post ky që deri më sot mbahej Erinda Ballanca.

Lista e plotë e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit:

1. Adriana Kalaja

2. Aranita Brahaj

3. Anton Kosteri

4. Anton Lleshaj

5. Besim Ndregjoni

6. Dardan Mustafaj

7. Endri Papajorgji

8. Endrit Shabani

9. Fatjona Male

10. Genta Tafa

11. Gerti Shella

12. Ismail Tafani

13. Jola Hysaj

14. Juliana Hoxha

15. Laureta Roshi

16. Lulzim Hamitaj

17. Myrteza Myftari

18. Saimir Vishaj

19. Shkëlqim Sulo

20. Suela Koçibellinj

21. Tartar Bazaj

22. Valentina Teodoresku

23. Skënder Haluci


Video