Gjykata Kushtetuese dhe rasti i Gent Cakajt: Rama është i zëvend...
13 Dhjetor, 11:22Fokus
Ka vijuar komunikimi i akuzave për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”.
Pas marrjes si të pandehur të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tashmë janë zbuluar edhe emrat e tjerë të të pandehurve.
Personat e tjerë të marrë të pandehur janë Gentian Gjyli, Erald Elezi, Ervis berberi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica.
Pas paraqitjes në SPAK të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme në SPAK është paraqitur edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli.
Ai u mor i pandehur, teksa burimet jo zyrtare raportojnë se SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”.