Në zbatim të masës "Detyrim Paraqitje", Berisha paraqitet në SPAK

3 Nëntor 2025, 10:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Sapo ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai është mirëpritur nga disa simpatizantë, të cilat brohorasin ‘O Sali, o hero. Rrofsh sa malet’.

Ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.


Video