Hetimi për tunelin e Llogorasë/ Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK, pritet t'i komunikohet akuza

3 Nëntor 2025, 09:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gentian Gjyli me avokatin Andi Skënderi

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK.

Ai shoqërohet së bashku me avokatin e tij, ku pritet t’i komunikohet akuza për tenderin e Tunelit të Llogorasë.

E pandehur për këtë çështje është marrë të premten edhe zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

 


Video