Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt! Rrëzon Qeverinë, Presidentin dhe Këshillin, mbetet kryetar i Bashkisë së Tiranës

3 Nëntor 2025, 16:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata Kushtetuese ka marrë këtë të hënë vendimin në favor të Erion Veliajt, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

Mësohet se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

Në ankimimin e bërë prej tij, Veliaj pretendoi se mungesa prej tre muajsh në punë, është e justifikuar dhe nuk përbën arsye për ta shkarkuar nga detyra.

Vendimi i Këshillit Bashkiak i shkoi Qeverisë, që me vendim të Këshillit të Ministrave shkarkoi Veliajn dhe vuri në dijeni presidentin Bajram Begaj. Ky i fundit dekretoi datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.


Video