Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se prokurori i dosjes Balluku, Dritan Prençi u kërcënua jo vetëm nga Rama, por edhe nga vetë zv.kryeministrja.
Në mbledhjen e kryesisë së PD, Sali Berisha deklaroi se Belinda Balluku është ‘hajdutja më e madhe në 113 vite shtet shqiptar’.
“U kërcënua në mënyrë kriminale, nga anturzhi i Lubisë, por edhe nga vetë Lubia që del e thotë prokurorit, mos më shif me rroba gruaje, se unë heq këto dhe vishem si burrat. Keni parë, Lubia me kobure. Kërcënohet direkt nga Edi Rama. Cili je ti thotë që guxon ti prekësh pasaportën zv. kryeministes së Shqipërisë. Një copë hajdute që nuk ka shoqe në 113 vitet e fundit. Të vërtetën e nxori lakuriq sic e dinim ne, njeriu më i afërt i Edi Ramës, Beton Haxhiu. Populli nuk thotë kot, po ndenjtë me qen, pleshta do kesh”, tha Sali Berisha.
Më tej kreu i Partisë Demokratike, tha: “Zhvillimet brenda tyre janë shkërmoqëse dhe u bënë më dramatike kur Rama mori vesh se Lubia në mesazhet e saj u thoshtë vartësve se këto e ato janë për Palloshin e gjatë. Cfarë gjuhe, por nuk kam ca të bëj, do ta them. Janë në sms dhe email. Lubia nuk i tha vetëm Prençit që unë heq rrobat e gruas dhe vishem si burrë, por ia tha edhe Ramës në zyrë. ‘Nuk jam qurraveci i bashkisë i tha’.