Zjarr i madh në një pikë grumbullimi gomash në Fushë-Milot, bloza mbulon zonën

3 Nëntor 2025, 21:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit.

Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë Laç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të Kurbinit të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në zonën për rreth.

Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Policia ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.


Video