Kujtim Gjuzi godet sërish, jep mendimin e vyer për rastin e Librazhdit: Jarani hyn duke shkelur kodin...

31 May 2022, 11:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kujtim Gjuzi godet sërish, jep mendimin e vyer për rastin e
Kujtim Gjuzi

Pasi shpalosi planin se si do ta transformonte Radiotelevizionin Publik Shqiptar pasi të emërohej drejtor i madh në këtë institucion, Kujtim Gjuzi është rikthyer mes njerëzve të thjeshtë; të atyre që komentojnë nëpër linqe e postime të mediave online.

Ish-deputeti që mbrojti me mish e thua vlerat konservatore në Kuvend (dhe për këtë zhvilloi disa përballje titanike me Edi Ramën) ka dhënë mendimin e tij të vyer akademik e shkencor për rastin e Librazhdit, ku nusja u kap nga vjehrra dhe vjehrri në momente intime me dashnorin.

Për të mos cenuar autenticitetin dhe origjinalitetin e mendimit të konservatorit Gjuzi, ne të Voxnews.al po e sjellim komentin e tij bashkë me gabimet drejtshkrimore, por duke ju paralajmëruar se mendimi është i thellë dhe jo të gjithë mund ta kuptojnë.

“Vidio sexy dhe dhuna e familareve duhen ndeshkuar ligjerishr. Shkelja e pare. Jarani hyn duke shkelur kodin e familjes. Fotografim i paligjeshem dhe pergjim pa ligj. Skandali tjeter. Ku*v*rimi mediatik nje tjeter problem. Familja tradicionale konservatore po humb si pasoje e liberalitetit tuaj sotrinj”, shkruan Gjuzi.

Kujtim Gjuzi godet sërish, jep mendimin e vyer për rastin e

Ne për vete s’e kemi dëshifruar dot të plotë mesazhin e kreut të Partisë Konservatore Albania, që në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar mori plot 3 vota. Megjithatë, kemi kuptuar mendimin kritik të tij ndaj ‘liberalitetit që mbron media’, me të cilat Gjuzi nuk gëzon një raport të mirë.

Njërën prej tyre, drejtuesi i koalicionit ABEOK në zgjedhjet e vjetshme ka kërcënuar ta padisë nëse nuk i heq nga rrjeti kameran e fshehtë, ku shfaqet duke shpalosur programin me 11 pika të drejtorit të madh (njëra prej tyre ishte koncepti dhe organizimi i RTSH-së si repart ushtarak).


Video