VIDEO: Fati i qindra të rinjve, si arrestohet në aeroportin e Madridit shqiptari me dokumente false

31 May 2022, 11:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Fati i qindra të rinjve, si arrestohet në aeroportin e Madridit
Foto montazh

Një i ri shqiptar është arrestuar në aeroportin e Madridit pasi u gjet me dokumente false. Gjithë ngjarja është filmuar nga autoritetet.

Gjatë kontrollit që ushtrohet në valixhen e të riut, gjendet edhe pasaporta shqiptare.

“Do ikja vetëm për të punuar, për familjen time. Doja një jetë më të mirë”, dëgjohet të thotë ai.

 I riu tregon se ka paguar 500 euro për dokumentet.

Polici spanjoll tregon se shqiptari në fillimin kishte një sjellje nervoze.

“Këta njerëz harxhojnë kursimet e një viti të tërë dhe kanë shitur edhe prona që të mbërrijnë në Britani”.

Pasi i mundësohet një përkthyes, atij i lejohet të komunikojë në telefon me gruan.

 “Zemër jam në polici, më kanë ndaluar. Mos u bëj merak”, thotë i riu.  

Pas një telefonate të shkurtër vazhdohet me procedurat

-Ke familje atje?

-Po kam dy fëmijë?

-Dhe kjo është arsyeja pse do të largohesh në Dublin.

-Në Shqipëri është shumë keq.

-Çfarë do tani

-Thjeshtë të shkoj në shtëpi, nëse është e mundur.

Pas procedurave të riut shqiptar i vendosen prangat dhe deri në kthimin në Shqipëri do të qëndrojë i arrestuar.

 

 


Video