Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një furoristrade tip “Audi Q7” i është vendosur lëndë plasëse në Kamëz. Makina është në pronësi të Artan Lleshit nga Fani i Mirëditës, ndërsa ngjarja ka ndodhur në “Bulevardin Blu”.
Automjeti ishte i parkuar në momentin që lënda plasëse ka shpërthyer dhe paraprakisht dyshohet se ka vetëm dëme materiale.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti dhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.
Burime për mediat bëjnë me dije se Artan Lleshi jeton jashtë vendit, kryesisht në Angli.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptare.