Shtyhet kthimi i trupit të ish-presidentit Bujar Nishani në Shqipëri

30 May 2022, 21:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet kthimi i trupit të ish-presidentit Bujar Nishani në
Ish-presidenti Bujar Nishani

Trupi i ish-presidentit Bujar Nishani që ndërroi jetë në Gjermani do të sillet në Tiranë të mërkurën.

Kjo për shkak të disa vonesave si pasojë e procedurave që po ndjek spitali gjerman, ku ish-presidenti ishte i shtruar.

Fillimisht ishte parashikuar që trupi i ish-presidentit të kthehej në Shqipëri të martën, por për shkak të zgjatjes së procedurave ligjore në Gjermani, mësohet se do mbërrijë në vendin tonë vetëm të mërkurën.

Për këtë arsye mësohet se ceremonia zyrtare mund të zhvillohet të enjten.

Gjithsesi data zyrtare e ceremonisë do të konfirmohet vetëm pasi spitali në Berlin të ketë mbyllur procedurat formale ligjore.

Familjarët kanë kërkuar që të kenë në dispozicion dy ditë për homazhet, një ditë për të pritur miqtë e tyre dhe një ditë për të kryer ceremoninë zyrtarë.

Ceremonia do organizohet nga Presidenca në bashkëpunim me protokollin e shtetit dhe detajet ende nuk janë bërë publike.

 


Video