Avioni i ‘Air Albania’ rikthehet në Rinas pas 15 minutash, pasagjerët dyshojnë: Harruan të furnizohen me karburant

30 May 2022, 18:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Avioni i ‘Air Albania’ rikthehet në Rinas pas 15 minutash,

Një qytetar ka denoncuar rastin kur një avion i Air Albania, me destinacion Duseldorfin në Gjermani është rikthyer në Rinas vetëm pas 15 minutash fluturim.

Sipas denoncimit të qytetarit, kapiteni ka dhënë si arsye mungesën e dokumentacionit të avionit, por pasagjerët kanë dyshuar se bëhej fjalë për tjetër gjë. Ata thonë se avioni ka qëndruar gjatë në pistë dhe në këtë kohë është furnizuar me karburant, edhe pse kishte fluturuar vetëm 15 minuta.

“Fluturimi nga Tirana në Dusseldorf kthehet pas. Kapiteni thotë mungesë dokumentacioni. Kanë harruar dokumentet e avionit thotë Kapiteni. Por do nisen prapë pasagjerët nuk kanë zbritur nga avioni. Por e çuditshme është që avioni po furnizohet me karburant edhe pse fluturoi vetëm 15 min që të bën të dyshosh që edhe mund të kenë harruar ta mbushin avionin me karburant. Gjithsesi kjo është hipotezë fakti është që ka mungese dokumentacioni. Prapë shumë skandaloze. Faleminderit”, shkruan një qytetar sipas JOQ.


Video