Të shtënat me armë drejt një biznesi në Kamëz, zbulohet kush është pronarja

31 May 2022, 09:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të shtënat me armë drejt një biznesi në Kamëz,

Biznesi i cili është bërë shënjestër e plumbave pak pas mesnate në Kamëz është agjenci funerale.

Ai është në pronësi të Emiriana Mukës, e cila tani është marrë në pyetje nga policia për të zbuluar nëse ka pasur apo jo konflikte, për të shkuar kështu në gjurmët e autorit.

Megjithatë burime pohojnë se atentati mund të ketë ndodhur për shkak të borxheve në bixhoz të ish-bashkëshortit të saj.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00:30 në rrugën “Skënderbej” në Kamëz, ndërkohë që nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ka vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e autorit.

 


Video