Kokaina në Durrës, deri më tani nxirren 50 kg “e bardhë”, vijojnë “gërmimet”

17 May 2022, 09:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kokaina në Durrës, deri më tani nxirren 50 kg “e
50 kilogram kokainë janë nxjerrë nga një ngarkesë me qymyr në portin e Durrësit

50 kilogram kokainë janë nxjerrë nga një ngarkesë me qymyr në portin e Durrësit. Dyshohet që sasia është akoma më e madhe, ndërsa pritet të nis puna për kërkimin në do cep të anijes.

Kokaina e fshehur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe, mësohet se është zbuluar edhe nga ndërkombëtarë, që kanë dhënë informacione tek pala shqiptare në portin e Durrësit.

Kokaina në Durrës, deri më tani nxirren 50 kg “e


Trafikantët kanë nisur të ndryshojnë strategjinë, ku deri më tani jemi mësuar që të kapet në ngarkesa me banane, tashmë droga duket se po fshihet edhe në ngarkesa të tjera, siç ishte rasti i sotëm ku ishte futur brenda 6500 tonëve qymyr.

Të paktën deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar për këtë sasi kokaine që vinte nga Kolumbia. Ka qenë Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr, pasi ishte sinjalizuar më parë.

Kokaina në Durrës, deri më tani nxirren 50 kg “e

Anija “Unistream” ka nisur udhëtimin e saj nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32. Kjo është e disata herë që kapet kokainë në portin e Durrësit. 



Video