Kapet kokainë në portin e Durrësit, ishte fshehur në anijen me qymyr që vinte nga Kolumbia

17 May 2022, 07:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapet kokainë në portin e Durrësit, ishte fshehur në anijen
Foto ilustruese

Kapet drogë në portin detar të Durrësit.

Njësia Task Force me qëndrim stacionar prej gati 2 vitesh në portin detar të Durrësit ka sekuestruar një sasi droge të llojit kokainë.

Droga është gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda.

Anija u ankorua me dt 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Ajo ka transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit.

Ndaj të gdhirë në bordin e anijes është gjendur njësia task force e cila ka qenë e sinjalizuar nga partnerët ndërkombëtarë për ekzistencën e drogës në hambarët e anijes.

Nga kontrolli ka rezultuar se një sasi droge e ambalazhuar gjendej në hambarët e anijes.

Puna po vazhdon dhe ende droga nuk është peshuar.


Video