Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Arjan dhe Vilma Konomi ndodhen ende në kujdes intensiv, teksa ka kaluar një javë nga aksidenti i regjistruar tek Rruga e Kavajës.
Burime për mediat konfirmojnë se edhe pse ata nndodhen në kujdes intensiv, gjendja e tyre shëndetësore është stabël. Arjani ka thyerje të disa brinjëve dhe të legenit, ndërsa bashkëshortja e tij ka lëndime të shumta në trup.
Ata u përplasën nga mjeti që drejtohej nga Ajas Sulejmani, teksa ecnin në vijat e bardha së bashku me foshnjën e tyre tre muajshe. Fatmirësisht, foshnja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ajas Sulejmani tashmë ndodhet në qeli, teksa rezultoi dhe përdorues i lëndëve narkotike pas testit të bërë nga ana e Policisë.