Tentoi të trafikonte 190 mijë fara kanabisi, arrestohet një austriak në Kakavijë

16 May 2022, 15:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tentoi të trafikonte 190 mijë fara kanabisi, arrestohet një

Një shtetas austriak është arrestuar nga policia kufitare e pikës doganore të Kakavijës, pasi ka tentuar të trafikojë fara kanabisi dhe pajisje të ndryshme. Në kuadër të operacionit "Samos" është vënë në pranga shtetasi Wolfgang Sandmair, 56 vjeç, banues në Austri.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se këtij shtetas në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij i janë gjetur rreth 190 000 (njëqind e nëntëdhjetë mijë) fara cannabis sativa, 57 gramë cannabis sativa, 250 ml vaj cannabis sativa, bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në vazo, pajisje për rritjen e energjisë elektrike, sende të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe 4995 euro.

Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas do t’i trafikonte këto sende të kundërligjshme për në ishullin Samos.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i lëndëve narkotike".


Video