
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri pak pas mesditës së kësaj të hëne në qytetin e Durrësit. I plagosur ka mbetur 31-vjeçari Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e degës së PS-së në Durrës.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lokalin 'Zins', në pronësi të reperit Noizy. Kërtusha është plagosur në këmbë, pas një konflikti për motive të dobëta.
31-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ardit Kërtusha kandidoi për kryetar të PS Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara. Para zgjedhjeve të 25 prillit, ai iu bashkua Partisë Demokratike dhe zhvilloi takime me Lulzim Bashën dhe u paraqit nga ky i fundit si një socialist i zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës.
Ardit Kërtusha ka mbajtur dhe postin e kreut të FRESSH në qytetin bregdetar.