Zbardhen të tjera detaje për aksidentin e rëndë në Vlorë, paraditen e sotme.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë.
Ndërkohë, dy djem të rinjë kanë mbetur viktima, rreth moshë 30-35 vjeç. Njëri prej tyre nga Bubullima e Lushnjës dhe njëri nga Kavaja.
Drejtuesi i kamionit së bashku me pasagjerin kishin ngarkuar kamionin me zhavor dhe ishin duke zbritur nga zona e Kaninës për në Orikum.
Nuk dihet nëse ka pësuar defekt apo nuk kanë funksionuar frenat, por drejtuesi i automjetit i cili nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte poshtë në humnere është kthyer në mes të rrugës dhe është përplasur me anën e shkëmbit.
Përplasja ka qenë shumë e fortë sa të dy trupat kanë dalë nga xhami i kamionit, dhe ngarkesa me zhavor i ka mbuluar të dy trupat.
Një është identifikuar dhe duket, por trupi i dytë po kërkohet. Zjarrfikësit, policia, por dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, ku po kryhen punime.