Rikthehet dimri/ Brenda javës së ardhshme, rënie drastike e temperaturave, shkojnë deri në 10 gradë

16 May 2022, 11:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rikthehet dimri/ Brenda javës së ardhshme, rënie drastike e

Të papriturat e motit vazhdojnë, pasi duket se ardhja e verës është shtyrë të paktën edhe për një javë.

Ky është parashikimi i bërë nga sinoptikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou, i cili u shpreh se brenda javës së ardhshme pritet një rënie drastike e temperaturave.

Konkretisht nga 30 gradë që ka arritur në disa pjesë të Ballkanit do të zbresë deri në 10 gradë Celsius .

Ndryshimi do të fillojë të shfaqet nga mesi i javës së ardhshme, fillimisht në zonat malore ku do të ketë fenomene më intensive reshjesh shiu dhe nga e enjtja në të gjithë Ballkanin.

Raportohet se masa të ftohta të ajrit do të zbresin nga Ukraina në drejtim të Ballkanit.
Kjo turbullirë do të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme.

 


Video