“Ku do mbytem unë”, kryefamiljari me lot në sy me dy fëmijët e mitur se u dogj shtëpia (Video)

16 May 2022, 11:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ku do mbytem unë”, kryefamiljari me lot në sy me dy
Një banesë në Mbrostar në Fier është përfshirë nga flakët

Një banesë në Mbrostar në Fier është përfshirë nga flakët. Në godinën thuajse të shkatërruar jeton Astrit Metua me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur në gjendje të vështirë ekonomike.

Fatmirësisht gruaja dhe fëmijët kanë qenë në qendrën shëndetësore, ndërsa Metua ka tentuar të futet mes flakëve për të shuar zjarrin, shkruan BW. I ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur Astriti, bashkëshortja dhe dy fëmijët, qajnë se nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë. Familja jetonte duke mbledhur bidona.

Video e marrë nga BW:

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 09:50, në Mbrostar Ura, në banesën e shtetasit A. M. ka rënë zjarr. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij.


Video