Atentati ndaj Blerim Preçit, kamerat "kapin" mjetin i autorëve, dyshohet pazaret e drogës

16 May 2022, 09:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati ndaj Blerim Preçit, kamerat "kapin" mjetin i
Atentati ndaj Blerim Preçit në Lezhë

Atentati ndaj Blerim Preçit në Lezhë dyshohet të jetë kryer për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Kjo është pista kryesore e hetimit që ka nisur prej dy ditësh nga grupi hetimor. Ende nuk ka asnjë person të ndaluar pas atentatit të dështuar që u bë ndaj Preçit, i cili ndodhej në mjet së bashku me kushëririn e tij, Klisman Preçin.

Mirëpo, automjeti tip "Audi" ngjyrë gri i përdorur nga autorët është filmuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve përgjatë autostradës Lezhë-Milot, por nuk është arritur ende të identifikohet targa e mjetit. Pamjet filmike do të dërgohen për ekzaminim të specializuar në Tiranë.

Mbrëmjen e 14 majit, dy të rinjtë, Blerim dhe Klisman Preçi, i shpëtuan mrekullisht një atentati me breshëri plumbash që u zbraz në mjetin që po udhëtonin. Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave. Deri më tani Preçi rezulton pa precedent penal në vendin tonë, por jashtë vendit ka qenë edhe më parë i dënuar, pistë që po hetohet për të zbardhur atentatin ndaj tij. Deri më tani. policia ka të shoqëruar por autorët janë ende të lirë.


Video