Aksident tragjik në Vlorë, vdes shoferi, punëtori tjetër i bllokuar poshtë inerteve (Foto)

16 May 2022, 11:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik në Vlorë, vdes shoferi, punëtori tjetër i
Drejtuesi i një kamioni ka humbur jetën, ndërsa punëtori tjetër ka mbetur i bllokuar në inerte, teksa po punoni në bypasin Orikum-Kaninë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypasin Orikum-Kaninë, në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 10:40, duke punuar është rrezuar një kamion.

Për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shoferi, ndërsa një tjetër që ndodhej në kamion nuk gjendet për shkak të rënies së inerteve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e plotë.


Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksident tragjik në Vlorë, vdes shoferi, punëtori tjetër i

Aksident tragjik në Vlorë, vdes shoferi, punëtori tjetër i



Video