Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë gjatë një konflikti të çastit në Durrës.
Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Shtetasi A. K., 31 vjeç, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.