Ambasadorja e Suedisë takon Ramën, i kërkon votën e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në NATO

16 May 2022, 16:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasadorja e Suedisë takon Ramën, i kërkon votën e
Takimi mes ambasadores suede dhe kryeministrit Rama

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hasted ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama. Ambasada suedeze bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se ambasadorja e ka informuar kreun e qeverisë shqiptare për aplikimin e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, ku i ka kërkuar atij edhe votën.

“Ky është një moment historik. Takim me kryeministrin Edi Rama, duke informuar për vendimin e Suedisë   për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në NATO. Faleminderit Kryeministër për takimin shumë të mirë dhe mbështetës!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Qeveria suedeze bëri me dije më herët se Suedia ka vendosur që të aplikojë për anëtarësimin në NATO. “Vlerësimi i qeverisë është se anëtarësimi në NATO është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë e Suedisë në dritën e mjedisit të ndryshuar thelbësisht të sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Ky vendim sipas tyre është bazuar në një “analizë sigurie”  në të cilën qeveria ftoi “partitë e tjera të parlamentit të marrin pjesë”. Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se Suedia duhet të bashkohet me NATO-n së bashku me Finlandën fqinje për “të garantuar sigurinë e popullit suedez”.


Video