FOTO: Jetonte me mbesën (që pa gjithë ngjarjen) dhe djalin, kjo është gruaja që mbeti viktimë nga atentati në “Don Bosko”

13 March 2023, 08:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Jetonte me mbesën (që pa gjithë ngjarjen) dhe djalin, kjo
Mimoza Paja dhe djali i saj

Kryeqyteti u trondit mbrëmë nga një atentat me armë zjarri që ndodhi në një lokal ku për pasojë një prej punonjëseve humbi jetën.

Bëhet fjalë për Mimoza Pajen, rreth 60 vjeçe, e cila punonte si kameriere dhe banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja, për të cilën thuhet se shënjestër për të vrarë kishte Sahit Muratin, xhaxhai i Fation Muratit, i dyshuar si vrasës me pagesë.

Ndërkohë, djali i viktimës ka prekur me një mesazh kushtuar nënës së tij në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se; “Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam”.

Kujtojmë se të plagosur mbetën; Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare.

Vajza e mitur, është mbesa e viktimës.

Mimoza Paja jetonte me qira vetëm disa metra larg lokalit ku mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës, me djalin e saj Sajmirin dhe mbesën 10-vjeçare. Kjo e fundit është vajza e vajzës së saj nga një martesë e parë, teksa pasi ishte martuar së dyti, e vogla rrinte me gjyshen.

 


Video