Atentati në “Don Bosko”, gazetari: Mund të kenë lidhje dhe njerëzit e Ervis Martinaj

12 March 2023, 23:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati në “Don Bosko”, gazetari: Mund të kenë
Fatjon Murati dhe pamje nga vendngjarja

Fatjon Murati, pronari i lokalit ku mbrëmjen e kësaj të diele u vra me armë zjarri një person dhe u plagosën 6 të tjerë, dyshohet se ka qenë një person i afërt me Indrit Doklen, rivalin e Ervis Martinaj.

I plagosur mbeti xhaxhai i tij, Murati është larguar pak ditë më parë nga vendi, edhe pse në “Arrest shtëpie”

Fatjon Murati pronari i lokalit ku ndodhi atentati me armë zjarri ku një grua mbeti e vrarë  dhe 6 të tjerë u plagosën ishte në masën “arrest shtëpie”.

Murati u la në burg në tetor të vitit të kaluar por që vendimi u zbut më pas nga Gjykata e Apelit.

Dyshohet se Murati është larguar pak ditë më parë nga Shqipëria, sakaq dyshohet se i plagosur mbrëmjen e sotme ka mbetur dhe xhaxhai i tij, konkretisht Sahit Murati.

Sipas gazetarit Ferdinand Dervishit, ka informacione që Fatjon Murati është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj.

“Më kujtohet një lidhje me Indrit Doklen. Ndërkohë që ai doli në ato përgjimet që kishte hasmëri me Ervis Martinaj, ku Ervis Martinaj jepte lekë për të vrarë Endrit Doklen. Ky djali, Fatjon  murataj është kapur në një makinë me Indrit Doklen pas këtyre ngjarjeve që goditën Ervis Martinaj, dhe vranë shokët e tij. Sipas informacioneve ai është marrë në pyetje me lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj. Dhe po të bësh një lidhje të trashë mund të jetë goditje e njerëzve të Ervis Martinaj, por këta shkojnë rrugës dhe bëjnë armiq”, tha Ferdinand Dervishi.


Video