4 klientë u plagosën në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, ja si paraqitet gjendja e tyre

13 March 2023, 08:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

4 klientë u plagosën në atentatin në lokalin e Fatjon

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin që trondit mbrëmë në zonën e Don Boskos, ku grua u vra dhe u plagosën 5 të tjerë.

Nga breshëria e armëve humbi jetën Mimoza Paja, e cila ishte kameriere dhe banakiere në lokalin në pronësi të Fajton Muratit, një emër i njohur për botën e krimit, ndërsa u plagos xhaxhai i këtij të fundit, Sehat Murati dhe Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.

Personat e plagosur, përveç xhaxhait të Muratit, që dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e sulmit, të tjerët ishin klientë të lokalit.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e të plagosurve paraqitet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrim mjekim te Spitali i Traumës.

 


Video