Kërcënoi me armë zjarri grupin e Ndihmës Sociale të Tiranës, policia e Pogradecit vihet në kërkim të autorit

25 April 2024, 17:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërcënoi me armë zjarri grupin e Ndihmës Sociale të
Foto ilustruese

Policia e Pogradecit është vënë në kërkim të një personi i cili dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Velçan grupin e Task Forcës që kishte shkuar për verifikimin e ndihmave sociale.

Policia thotë se htetasi S. Ç., pasi ka kanosur punonjësin V. I., është larguar nga vendi i ngjarjes. Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja, e mbetur në tentativë".

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, në fshatin Buzaishtë, njësia administrative Velçan, Pogradec, shtetasi S. Ç., gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me një send në dukje armë zjarri, shtetasin V. I., 54 vjeç, i cili ndodhej në zonë, së bashku me një grup pune të Ndihmës Sociale Tiranë, për verifikimin e familjeve në nevojë.

Shtetasi S. Ç., pasi ka kanosur punonjësin V. I., është larguar nga vendi i ngjarjes. Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja, e mbetur në tentativë".

Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. Ç.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video