I akuzuar si pjesë e dosjes "5D" / Drejtori i Bashkisë Tiranë, Enton Punavija paraqitet në SPAK

25 Prill 2024, 16:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Enton Punavija paraqitet në SPAK

Drejtori në Drejtorinë e Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë Tiranë, Enton Punavia është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Ndaj Enton Punavias është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, si i akuzuar i përfshirë në dosjen 5D.

GJKKO firmosi 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të tjerë Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë, të cilët akuzohen për veprat penale “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të arrestuar:

Mariglen Qato

Redi Molla

Taulant Tusha

Në detyrim paraqitje:

Eglantina Zere

Enton Punavia

Deborah Keçi

Nestor Muhametllari

Julian Zanaj

Albano Janku

Video