Iu caktua "detyrim paraqitje" për çështjen "Kurum", Arta Dollani rikthehet në punë

8 Shkurt 2026, 16:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arta Dollani, e pandehur në çështjen gjyqësore ndaj skandalit të mbetjeve toksike të “Kurum”, së fundmi është rikthyer në krye të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar.

Masa e sigurisë e vendosur ndaj Dollanit në lidhje me “Kurum” u lehtësua nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.

Kujtojmë se Arta Dollani më përpara ka mbajtur post të rëndësishëm sepse ka qenë në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Post i cili i zgjati deri në tetor të 2025 pasi qeveria vendosi shkarkimin e saj.

33 urdhër-arrestet e lëshuara për “Kurum”, ditën e sotme në podcasting e tij “Flasim”, kryeministri Rama i ka cilësuar si vendime të gabuara të drejtësisë sepse jo të gjithë futen në një thes.


Video