Detaje nga arrestimi i 27-vjeçarit nga Kosova në Fresk: Si i riu ra "pre" e policisë, u shiti armë duke menduar se janë klientë!

8 Shkurt 2026, 14:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dugagjin Berisha

Detaje të reja kanë dalë në pah nga arrestimi i të riut të ndodhur së fundmi në zonën e Freskut, ku ai u kap në flagrancë nga policia duke shitur municione.

I riu është shtetasi nga Kosova i identifikuar si Dugagjin Berisha.

Blutë e Tiranës bëjnë më dije se ata kanë marrë informacion se Berisha do të udhëtonte drejt Tiranës dhe më pas në zonën e Freskut për të shitur pistoleta që më parë kanë qenë sekuestruar.

Për këtë situatë, ai është mbajtur nën vëzhgim që nga kalimi në Pikën Kufitare të Morinit, ku hyri në territorin e Shqipërisë me makinën tip “Volkswagen”.

2 agjentë të infiltruar, për të zbuluar skemën e plotë, vendosën që t’i blinin Berishës 2 pistoleta në Fresk, për të dokumentuar aktivitetin e tij kriminal.

Veprimi u krye për të mbledhur prova konkrete të trafikimit të armëve dhe për të ndaluar shpërndarjen e tyre në tregun e paligjshëm.

Nga hetimet paraprake rezulton se Berisha dyshohet të ketë kryer veprime të ngjashme edhe më herët, duke treguar për një aktivitet të vazhdueshëm të trafikimit të armëve zjarri drejt zonës së Tiranës.

Materialet procedurale dhe provat e mbledhura iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia vijon hetimet për identifikimin e të tjerëve të përfshirë në rrjetin e trafikimit të armëve.


Video