Punonjës të sistemit shëndetësor po ngrenë shqetësimin për vonesën e pagës së muajit janar, duke theksuar se edhe pse kalendari ka hyrë në datën 8 shkurt, pagesa nuk është kryer ende.
Sipas ankesave të mbërritura në redaksinë e VoxNews, situata prek mjekë, infermierë dhe sanitare, të cilët shprehen se përveç mungesës së pagesës, ajo nuk figuron as e deklaruar në sistemin elektronik e-Albania.
Kjo ka shtuar pasigurinë mes punonjësve, pasi nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi arsyen e vonesës apo afatin e ekzekutimit të pagave.
"Pershendetje! SERISHT Kemi vonese te pages se muajit janar , dt 8 akoma skemi marre pagen, as esht deklaru tek ealbania, vazhdojn me vonesa ,sju intereson fare", shkruan një punonjës.
Punonjësit kërkojnë reagim dhe sqarim nga institucionet përgjegjëse, si dhe një afat të qartë për disbursimin e pagave të prapambetura, në mënyrë që situata të mos vijojë të përsëritet.