Atentati ndaj Ardian Nikulajt, policia zbarkon në tre banesat e familjes Balaj/ Çfarë po ndodh?

19 April 2023, 17:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati ndaj Ardian Nikulajt, policia zbarkon në tre banesat e familjes
Ardian Nikulaj (Marku)

Një prej pistave ku po heton Policia mbi atentatin ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj (Marku), i cili u ekzekutua mesditën e sotme tek lokali i tij në Shëngjin, është dhe gjakmarrja.

Ardian Nikulajt në vitin 2000, anëtarë të familjes Balaj i kanë vrarë vëllain. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Balaj, ngjarje ende e pazbardhur.

Shumë vitesh më pas ekzekutohet dhe vëllai tjetër i familjers, Ardian Nikulaj (Marku). Pas atentatit,  policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Balaj në Lezhë. Por, nuk janë gjetur në banesë asnjë prej familjarëve dhe djemve.

Ata ndodhen jashtë shtetit dhe pretendimi i tyre është konfirmuar dhe nga TIMS, që tregon daljen e tyre jashtë shtetit disa vite më parë.

 


Video