Detaje të REJA/ Biznesmeni Ardian Nikulaj u vra me 7 plumba në kokë dhe trup!

19 April 2023, 14:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje të REJA/ Biznesmeni Ardian Nikulaj u vra me 7 plumba në
Në foto: Viktima Ardian Nikulaj

Ardian Nikulaj, 51 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri mesditën e kësaj të mërkure në Shëngjin. Viktima Ardian Nikulaj është qëlluar me 7 plumba në kokë dhe në trup.

Biznesmeni lezhjan njihej në zonë si person me reputacion dhe kishte ndikim të fortë politik, ndërsa në këto zgjedhje kandidonte për këshillin bashkiak dhe ishte kryetar i PSD në Lezhë.

Ardian Nikulaj ndodhej në biznesin e tij, në resortin “Coral Shëngjin” kur dy persona të maskuar e kanë qëlluar me armë dhe janë larguar. Plumbat kanë qenë fatal dhe 51 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, edhe përse ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.

Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.


Video