Kryebashkiaku i qarkut Lezhë, Pjerin Ndreu është paraqitur në vendngjarje pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj pak minuta më parë.

51-vjeçari, i cili garonte në këto zgjedhje për këshillat bashkiakë, u ekzekutua ditën e sotme brenda lokalit të tij në Shëngjin.
Viktima, rezulton të jetë pronar i disa bizneseve, e një prej tyre është edhe hoteli dhe lokali 'Coral' në zonën e Ranës së Hedhun, si dhe është pronar i disa sipërmarrjeve të tjera.
Ardian Nikulaj ka ndërruar mbiemrin pasi në të shkuarën ka pasur atë 'Marku'. Biznesmeni i njohur në Lezhë, në të shkuarën ka qënë edhe ish-kreu i Aluznit e në të shkuarën ka qënë i dënuar për disa vepra penale.
Pamje nga vendngjarja:
Dyshohet se ai u kamuflua me uniformë policie për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve.
Ai rezulton i dënuar me 4 muaj burg, për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municioneve dhe për 'armëmbajtje pa leje'. Ai ka qenë i dënuar në vitin 2003, dënim të cilin e ka deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit.
Njoftimi në Shëngjin:
Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.