Del FOTOJA e ekzekutimit të biznesmenit, si u vra Ardian Nikulaj!

19 April 2023, 15:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Del FOTOJA e ekzekutimit të biznesmenit, si u vra Ardian Nikulaj!

Foto nga atentati në Shëngjin, shihni momentin kur autori i drejton armën biznesmenit Ardian Nikulaj.

Siç shihet dhe nga pamjet, autori i veshkur me skafandër dhe jelek ka hyrë në ambientin e lokalit ku po qëndronte biznesmeni, ku dhe i ka drejtuar armën.

Ngjarja ka ndodhur në prani dhe të një qytetari tjetër ndërsa shënjestër e plumbit ishte biznesmeni Nikulaj.

Autori i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj dyshohet se ka lëvizur me një automjet tip Range Rover me targa angleze ngjyrë të zezë.

Dyshohet se ai u kamuflua me uniformë policie për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve.

Viktima njihet si biznesmen i fuqishëm në zonën e Lezhës. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Aluiznit në Lezhë, si edhe ka kandiduar gjithashtu për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nën logon e PSD.



Video