Hetimet për krimet zgjedhore, BKH dhe Policia e Shkodrës kontrolle në disa zona

8 Maj 2025, 09:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shkodrës kanë ushtruar kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona, si Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale që janë regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër.

Agjentet e BKH po mbështeten në terren nga oficerë dhe patrulla të DVP Shkodër.

Dritan Prençi është prokurori i SPAK i caktuar në Shkodër për hetimin e krimeve zgjedhore.

Video