Dhuna në mitingun e Berishës në Elbasan, djali i Luçiano Boçit përfundon me plagë në kokë në spital (VIDEO)

7 Maj 2025, 22:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga incidenti

Një përplasje fizike mes simpatizantëve të Partisë Demokratike ka ndodhur mbrëmjen sotme në Elbasan teksa Sali Berisha zhvillonte takimin përmbyllës, ku ka mbetur i plagosur në kokë djali i Luçiano Boçit, ish-drejtuesit politik të PD-së në këtë qark.

Nga përplasja e dhunshme, ka mbetur i lënduar Parid Boçi, i cili ka marrë çarje në kokë gjatë sherrit, por pa pasoja serioze.

I riu mësohet se ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim.

Sipas degës së PD-së së Elbasanit, një grup të rinjsh kishin vendosur të hidhnim fishekzjarrë ne tarracën e stadiumit, por roja nuk i kishte lënë të hynin.

Ndërsa po negociohej me drejtuesin e Elbasan Arena për të mundësuar hyrjen, ka ndodhur edhe përplasja rojën e stadiumit.

Por burime të tjera brenda PD-së në Elbasan thonë se janë konfliktuar simpatizantë me njëri-tjetrin, pasi lufta brenda llojit për vota ka kulmuar në tension duke degraduar gjatë këtij takimi përmbyllës.

 

Video