Grabitja e bankës në Koplik/ Polici nuk reagoi e as ndaloi agresorët, nisin hetimet

6 June 2022, 15:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Grabitja e bankës në Koplik/ Polici nuk reagoi e as ndaloi

Grabitja e një filiali banke në Koplik ka risjellë edhe një herë në vëmendje neglizhencën, apo shmangien e bluve në reagimin e shpejtë në ngjarjet që janë në zhvillim.

Nga pamjet filmike vërehet se një automjet i policisë kufitare ka kaluar pranë bankës në momentin kur grabitësit po largoheshin të maskuar dhe me armë si dhe me lekët që kanë marrë.

Madje edhe pse ka ndaluar për pak sekonda nuk ka reaguar. Tashmë për këtë situatë ka agjensia e mbiqyrjës policore  ka nisur hetimet për efektivin që ndodhej në mjet.

Ora news shkruan se një grup i posatshëm është ngritur për të verifikuar pozicionin e tij si dhe veprimet që ai ka ndërmarrë edhe pse duket se në momentet e para ka zënë një pjesë të rrugës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video