Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një krim i rëndë është parandaluar në Tiranë, pasi një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij.
Burime zyrtare bëjnë me dije se 57-vjeçari me iniciale A. E., banues në Shkozë, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë.
Pas marrjes së njoftimit, uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar krimin e rëndë. 57-vjeçari është arrestuar nga Policia dhe akuzohet për veprën penale "Dhuna në familje".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.