Ushtarët fikin zjarrin me lopata, Haki Çako: Nuk është e thënë që ka nevojë për helikopter

6 June 2022, 12:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ushtarët fikin zjarrin me lopata, Haki Çako: Nuk është e
Ishulli i Sazani

Ishulli i Sazanit është nën pushtetin e flakëve prej ditës së dielë, ndërsa ende nuk është parë e arsyeshme të ndërhyhet nga ajri. Drejtori i Emergjencave Civile qaron se të gjithë strukturat janë gatishmëri për të përballuar situatën.

I pyetur se pse nuk po ndërhyhet nga ajri, Çako u shpreh se situata është nën kontroll dhe jo çdo zjarr ka nëvojë për helikopterë.

“Është një detyrë e jonë dhe e strukturave të Mbrojtjes Civile që të vazhdojë të mbrohet. Nuk është e thënë se çdo zjarr ka nevojë për helikopter, por ne jemi duke vlerësuar të gjitha mundësitë dhe kapacitetet. Të gjitha mjetet do të jenë në operacione”, ka thënë Çako për News24.

Ai siguroi me tej se të gjitha strukturor janë në këmbë, “ashtu sic kanë qenë edhe më parë. Unë jam në krye të detyrës me të gjitha strukturat qendrore dhe lokale”.


Video