Kjo është e reja shqiptare që u vra në Itali, burri shpërthen në lot: E kam pritur gjithë natën

6 June 2022, 09:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kjo është e reja shqiptare që u vra në Itali, burri

Mediat italiane kanë publikuar foton e 35-vjeçares shqiptare Nevila Pjetri, e cila u vra të dielën. Trupi i pajetë u gjet gjysmë i zhveshur në shtratin e lumit Parmignola në Sarzara.

Pjetri u dhunua dhe më pas u qëllua me një plumb pas koke. Dyshohet se vrasja ka ndodhur diku tjetër dhe më pas trupi i 35-vjeçares u hodh në lumë.

Rrobat, çanta e dorës apo dokumentet e viktimës nuk janë gjetur. Po sipas mediave italiane, Pjetri ishte martuar me një shqiptar në Itali. Fëmijë nuk kishin.

Mediat italiane theksojnë se është vështirë të imagjinosh se Nevila ishte prostitutë nga përshkrimi që i bënte i shoqi, Leonardo Marku.

“Ajo doli nga shtëpia në orën 20.00 dhe e prita gjithë mbrëmjen, nuk e kuptova pse nuk po kthehej. Më pas mbërritën karabinierët. E kam dashur shumë” tha ai.


Video