Një tjetër makinë përfundon në lumin e Lanës

5 June 2022, 20:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një tjetër makinë përfundon në lumin e Lanës
Një tjetër makinë përfundon në lumin e Lanës

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin e Lanës pasditen e së dielës.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Pallatit me Shigjeta, ku shtetasi me iniciale E. C., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video