Trafik i rënduar për të hyrë në Tiranë, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit ose të Elbasanit

5 June 2022, 17:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trafik i rënduar për të hyrë në Tiranë, policia:
Trafik i rënduar për të hyrë në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka një fluks të rënduar në akset kryesore të vendit që i drejtohen kryeqytetit.

“Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative: Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit) dhe Elbasan – Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet”, thuhet në njoftimin e policisë që apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit për të shmangur aksidentet.


Video