Rama viziton malet e Nivicës me Zahon, i tregon të birit perlat e natyrës shqiptare (VIDEO)

5 June 2022, 23:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama viziton malet e Nivicës me Zahon, i tregon të birit perlat e
Rama viziton malet e Nivicës me Zahon

Kryeministri Edi Rama këtë të diel ka zgjedhur malin për të kaluar fundjavën. Siç shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, kryeministri së bashku me djalin e tij të vogël Zaho,  ka vizituar Nivicën, ku edhe ka promovuar turizmin malor.

Krahas videos kreu i shtetit thotë se në këtë zonë mes natyrës magjike një çift investitorësh suedezë kanë ngritur një EkoResort model.

Rama shfaqet dorë për dorë me të birin, ndërsa vizitojnë natyrën e mrekullueshme.

“Aty ku mes natyrës magjike një çift investitorësh suedezë kanë ngritur një EkoResort model, shembull fantastik i mençurisë dhe respektit për natyrën, i cili tregon se si mund të krijohet një sipërmarrje turistike me shumë mend e jo shumë fonde, e ku sot Nivica ka nderin të ketë mik special kryeministrin e famshëm të Suedisë, Göran Persson”, shkruan Rama në Facebook.


Video