
Vlerat e larta monetare dhe ekzekutimet e dhunshme nuk janë të vetmit tregues të fuqisë së 8 grupeve kriminale të goditura në Shqipëri pas rrëfimit të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.
Sofistikimi në mënyrën se si përgatiteshin atentatet është një tjetër pikë e vënë në dukje nga hetuesit.
Ndërkohë gjatë operacioneve të kryera, është gjetur edhe një dron ushtarak, i cili përdoret për vëzhgime, megjithëse ky nuk është i vetmi funksion i tyre.
Analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala kanë analizuar, dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Për analistin Zheji, dëshmitë e Dumanit mund të përdoren si çelës për të hapur dyer që deri dje nuk hapeshin, por mund të përdoret edhe si armë në beteja politike.
Ndërsa gazetarja Lala tha se Dumani nuk mund të nxjerrë emra politikanësh, pasi sipas saj, “ligji thotë se dëshmia duhet të jetë e shoqëruar me prova të tjera. Nuk mund të flasë në ajër. Dëshmia e tij do duhet të përputhet minimalisht me një të dhënë tjetër”.