Është esktraduar drejt Spanjës, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Kurbin, Alfred Prodani i arrestuar më 7 Maj 2022 në vendin tonë.
Ai ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për një sërë grabitjesh me dhunë të banesave, një prej tyre dhe banesa e futbollistit të njohur të Real Madrid, Karim Benzema.
Në Mars të këtij viti hyri në fuqi marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës dhe Prodani është një nga të parët shqiptarë që i dorëzohet autoriteteve spanjolle.
Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna në Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës” informon Policia e Lezhës.
Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.